LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e ”Jugohrom”, kërkojnë aktivizimin e kombinatit (Foto)

Protestojnë punëtorët e ”Jugohrom”, kërkojnë aktivizimin e kombinatit (Foto)

Sindikata e punëtorëve të kombinatit metalurgjik ”Jugohrom” e kanë filluar protestën e tyre të paralajmëruar për ditën e sotme që duhet të përfundojë në ora 13:00, ku kërkojnë rifillimin me punë të këtij kombinati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sindikata konsideron se ”Jugohrom” nuk është fajtor për ndotjen e ajrit në Pollog, ndërkaq kërkojnë zgjidhje edhe nga qeveria për këtë gjë. Protesta vjen pas ndalesës tremujore të punës së kombinatit nga ana e Inspektoriatit të mjedisit, që kërkon nga ”Jugohrom” vendosjen e filtrave.


Megjithatë, kërkesa e sindikalistëve vështirë se do të plotësohet pasi që mbrëmë Inspektoriati ka vendosur që ta vazhdojë edhe për 90 ditë tjera ndalesën e punës së ”Jugohrom”. Nga ana tjetër, udhëehqësia e kombinatit ka paralajmëruar se do t’i largojë të punësuarit nga puna, nëse kombinati nuk do të fillojë me aktivitetet e punës./Telegrafi/