Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se si klub i kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë Ministrisë së Financave, të cilat shpreson se do të miratohen në tërësi.
Ai ka bërë me dije se kanë kërkuar edhe krijimin e një numri identifikues për prodhuesit vendës nëpërmjet të cilit shumë më lehtë do të ishte të analizohen dhe monitorohen politikat qeveritare ndaj sektorit të prodhimit si dhe të matet impakti i tyre.
Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Shabani ka folur edhe për pakon e re fiskale 2.0 të proklamuar nga qeveria, për të cilën ka thënë është një hap i mirë në drejtim të duhur por, sipas tij, s’është e mjaftueshme.
“Ne si klub i kemi dorëzuar kërkesat tona pranë Ministrisë së Financave dhe shpresojmë se do të miratohen në tërësi. Kërkesat tona janë fokusuar në disa fusha të ndryshme, duke filluar nga largimi i tarifave doganore në lëndën e parë të importuar. Kjo tarifë është një barrë e madhe për prodhuesit dhe i bënë mjaft jokonkurrentë në krahasim me produktet e importuara. Po ashtu, kërkesa jonë është që TVSh-ja në blerjen e lëndës së parë të prodhuar në Kosovë, të largohet. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme sepse prodhuesit i inkurajon të furnizohen me lëndë të parë të prodhuar në Kosovë, me ç’rast i gjithë cikli i prodhimit dhe vlera e shtuar do të mbetej në Kosovë. Ne, po ashtu, kemi kërkuar edhe krijimin e një numri identifikues për prodhuesit vendës nëpërmjet të cilit shumë më lehtë do të ishte të analizohen dhe monitorohen politikat qeveritare ndaj sektorit të prodhimit, si dhe të matet impakti i tyre”, ka deklaruar Shabani.
Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen prodhuesit vendës, të cilat, sipas tij, janë: politika fiskale diskriminuese karshi vendeve të rajonit, mungesa e energjisë elektrike, çmimi i lartë si dhe energjia jocilësore, mungesa e masave mbrojtës, si dhe TVSh-ja në lëndë të parë. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Vend i bujqësisë, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/peme-perime-380x233.jpg)
Vend i bujqësisë, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
![Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gp-aviation-380x233.jpg)
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve
![Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/WhatsApp-Image-2024-06-13-at-13.27.32-1-1.jpeg)
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
![Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Cover-1-380x233.jpg)
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
![Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Cover-380x233.jpg)
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
![Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Telegrafi-Jobs-380x233.jpg)
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs
![Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Alba-Festival-2-380x233.jpg)
Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-1212-380x233.jpg)
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
![Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hehir-hill-380x233.jpg)
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
![Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_19-14-380x233.png)
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
![Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-5-380x233.jpg)
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
![Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/wirtz-3-380x233.jpg)
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit