LAJMI I FUNDIT:

PD: Kryelajmi është se gjuha shqipe do jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni

PD: Kryelajmi është se gjuha shqipe do jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas informacioneve se tashmë është arritur koalicioni mes BDI dhe OBRM-PDUKM.

Në një deklaratë nga kjo parti thuhet se faktori shqiptar i’a doli ta përcaktojë si kusht krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, duke e quajtur si sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

”Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.”

”Progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re është një garanci se kjo platformë do te zbatohet.”

”Prania shqiptare përcaktuese në qeverine e re të Maqedonisë është një garanci për procesin e qendrueshem të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.”

”Partia Demokratike i uron suksese qeverise së re në Maqedoni dhe premton se nesër në qeverisje të vendit do të jetë një partnere serioze për të realizuar projektin madhor të integrimit euroatlantik të rajonit tonë si një rrugë e sigurtë e forcimit të paqes e stabilitetit në të.” thuhet në deklaratën e partisë së Lulzim Bashës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Siguri
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

Politikë
Gjenden armë në veri, policia me konferencë të jashtëzakonshme

Gjenden armë në veri, policia me konferencë të jashtëzakonshme

Siguri
Presidenti Biden zgjat

Presidenti Biden zgjat "emergjencën" për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Kalo në kategori