LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të marrë pjesë në debatin për ndryshim të metodave të mësimit të matematikës

Maqedonia do të marrë pjesë në debatin për ndryshim të metodave të mësimit të matematikës

Profesorët universitar dhe mësimdhënës nga Maqedonia, Bullgaria, Romania dhe Qipro gjatë dy viteve të ardhshme duhet të ofrojnë metoda të reja dhe platforma elektronike, se si nxënësit më lehtë ta mësojnë matematikën. Përkrah që asaj nxënësit duhet të pyeten se si të afrohen me këtë lëndë, profesorët universitarë mendojnë se edhe ata vetë duhet të ndërmarrin hapa për të ndryshuar qasjen ndaj matematikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti “Debat matematike” i financuar nga programi “ERASMUS Plus” vjen në kohën kur u shpallën rezultatet nga PISA të cilat treguan se nxënësit e Maqedonisë janë në vendin e 68 për kuptimin e matematikës, nga gjithsej 72 vende.


Mësuesit thonë se koha më e mirë që nxënësit të njoftohen me matematikën është prej moshës 11 vjeçare deri 15./Telegrafi/