LAJMI I FUNDIT:

BDI edhe sot do të vazhdojë me mbledhje

BDI edhe sot do të vazhdojë me mbledhje

Ashtu siç paralajmëruan nga BDI gjatë ditës së djeshme, mbledhja e kësaj partie do të vazhdojë edhe gjatë ditë së sotme. Mbledhja pritet të fillojë në orën 14, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë dy ditëve të kaluara nga BDI nuk arritën të sjellin një vendim përfundimtar, ndërsa sot është edhe dita e fundit për mandatarin Nikolla Gruevskin për të formuar Qeverinë./Telegrafi/