LAJMI I FUNDIT:

Fitore e vështirë e Bayernit (Video)

Fitore e vështirë e Bayernit (Video)

Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të vëshgtirë në udhëtim tek Werder Bremen.

Kampionët aktual të Gjermanisë shënuan fitore të ngushtë 2-1 për të vazhduar të jenë liderë në Bundesliga.


Ndeshja nisi me iniciativën e kampionëve të Gjermanisë të cilët kërkonin të shënonin sa më herët.

Nuk vonoi shumë dhe bavarezët e arritën edhe golin e parë në ndeshje.

Ishte minuta e 30-të kur mesfushori francez, Franck Ribery depërtoi mirë nga krahu i majtë dhe asistoi tek Arjen Robben i cili me një goditje të saktë shënoi golin e epërsisë 0-1.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Bayern fitoi një goditje dënimi pasi Moisnader shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në Arjen Robbenin.

Nga një distancë rreth 20 metra, mbrojtësi austriak David Alaba shënoi një gol spektakolar për 0-2.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë.

Zdratko Jonuzovic asistoi bukur tek Max Kruse i cili shënoi për 1-2.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën raste tjera shënimi por portat mbetën të pa prekura.

Bayerni pas këtyre tri pikëve vazhdon të mbetët në krye të Bundesligas me 45 pikë të grumbulluara, tri më pak se RB Leipzig që mposhti Hoffenheimin 2-1. /Telegrafi/