LAJMI I FUNDIT:

Në një lokal nate në Prishtinë Policia arreston 12 persona për posedim droge

Në një lokal nate në Prishtinë Policia arreston 12 persona për posedim droge

Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme një lokal nate në Prishtinë janë arrestuar 13 persona të dyshuar, 12 prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia K9, Krim Teknika, Zyrtarët e ATK-se, dhe Inspektorët Komunal të Prishtinës, me urdhëresë të organeve të drejtësisë kanë realizuar një operacion policor që ndërlidhet me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara”.


Policia thotë se si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar, dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.

Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë: A. B, të cilit 0 i janë gjetur dhe konfiskuar 0.8 grame marihuanë;, A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 4.2 gram marihuanë; G. B, i janë gjetur dhe konfiskuar 3 tableta me peshë 1.0 grame ekstazi; K. E, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 grame marihuanë; T. Xh, i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4 grame marihuane; V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuanë; Sh. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuanë; B. E, i janë gjetur dhe konfiskuar 7.9 grame marihuanë; L. I, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 grame marihuanë; I. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 10 mml GHB; A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 0.5 grame Kokainë; N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.0 grame marihuanë.

Policia thotë se pas kontrollimit të personave dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar 10 tableta me peshë 6.1 grame eksatazi, 7 qese me peshë prej 6.0 kokainë, 5 qese me peshë 4.7 grame marihuanë.
“Gjithashtu është arrestuar edhe personi E. K. viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest (E. K.), kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur “, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori