Ish-profesoresha e gjuhës angleze Brianne Altice 37-vjeçe, e cila kishte pasur marrëdhënie seksuale me tre nxënës, është paraqitur sërish në bankën e të akuzuarve për të kërkuar falje.
“I kam tradhtuar vlerat dhe parimet e mia, kamë bërë gjëra që nuk kam guxuar t’i bëj, pasi me këto veprime shpresoja se do t’i harroj problemet që i kisha”, ka deklaruar profesoresha në gjykatë, transmeton Telegrafi.
Ajo ka pranuar se nxënësit i kishin thënë fjalë të mira që e kishin bërë të ndihet e dëshirueshme, pasi ajo vuan nga mungesa e vetëbesimit.
“Për të gjitha gjërat fajtore jam vetëm unë dhe askush tjetër”, pretendon tani Brianne e cila për asnjë moment nuk mund të ndalte lotët.
Brenda sallës ku po zhvillohej procesi gjyqësor, prezent ishin prindërit dhe dy motrat e saj, por jo edhe bashkëshorti nga i cili është ndarë në vitin 2013, kur edhe ishte zbuluar ky skandal seksual. Dyshja i kanë dy fëmijë.
Brianne ka thënë se brenda burgut vazhdimisht është trajtuar me terapi të ndryshme, dhe ka arritur të zgjedh problemin e mungesës së vetëbesimit. Ajo thotë se më nuk dëshiron të punoj si profesoreshë.
Altice ka shtuar, se kurrë më nuk do të ketë kontakte me ish-nxënësit e saj me të cilët kishte bërë seks.
Bordi për lirimin me kusht në Utah do të vendosë se kur Brianne do të lirohet. Vendimi do të duhej të merret brenda 30 ditëve, transmeton Telegrafi.
Në nëntor të vitit 2015, ish-profesoresha është dënuar me dy vite burgim. Asokohe i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht, pasi ajo kishte vazhduar të ketë marrëdhënie seksuale me nxënësit e vet.
Por bordi tani mund ta lirojë ose ta dënojë me 30 vite burgim. Me nxënësit e vet, ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale gjatë periudhës janar-tetor 2013. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City