LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i ri regjistrohet në Shkup

Tërmet i ri regjistrohet në Shkup

Një tërmet me fuqi prej 2,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, epiqendra e të cilit ndodhet në Shkup, është regjistruar sonte në orën 18:04. Tërmeti është ndjerë në Shkup dhe në rrethinë me intensitet prej 3 ballësh sipas shkallës evropiane makrosizmike, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një tërmet me magnitudë lokale prej 1.9 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar edhe sot pasdite në orën 16 e 28 minuta, gjithashtu në rajonin epiqendror të Shkupit. Tërmetet janë regjistrua nga rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup./Telegrafi/