LSDM-ja pohon se pushteti lokal dhe qendror në buxhetet për këtë vit nuk kanë parashikuar para për zbatimin e masave nga Plani për përmirësim të cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Damjan Mançevski, një pjesë e propozim masave të Qytetit të Shkupit për përmirësim të cilësisë së ajrit janë korrekte, disa nuk përgjigjen në nënqiellin e Shkupit, por mbetet problemi kryesor me sigurimin e parave, njofton AIM.
“Me zbatimin e këtyre masave nevojiten para. Para, të cilat as qyteti as shteti nuk i ka parashikuar në buxhetet e tyre për vitin 2017. Asgjë nga ajo që është propozuar në këtë dokument nuk mund të zbatohet konform buxhetit të qytetit për këtë vit”, theksoi në konferencën për shtyp Mançevski.
Ai e kritikoi kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski, duke theksuar se “ka qenë shtrenjtë për të të paguajë mbi një milionë euro për zvogëlimin e ndotjes, por jo edhe të paguajë gjashtë milionë euro për fasadat e reja barok dhe të gjejë 20 milionë euro për Rrotën panoramike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën
Borrell ua dorëzon vendeve të BE-së raportin për masat ndaj Kosovës
Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës
Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq
Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman