LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Principi “fituesi me fituesin” nuk është përmendur në Marrëveshjen e Majit

Arifi: Principi “fituesi me fituesin” nuk është përmendur në Marrëveshjen e Majit

Zëdhënësja e BDI-së, Teuta Arifi, për televizionin Alsat-M tha se principi “fituesi me fituesin” nuk është përmendur në Marrëveshjen e Majit në vitin 2007. Arifi theksoi se pas rezultatit zgjedhor, do të ishte e padrejtë që partia e saj të thirret në këtë princip, për shkak se nuk e ka legjitimitetin e votave shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo marrëveshje ka pesë pika ë të cilat, pika e pestë thotë se pas tejkalimit dhe pas kthimit të BDI-së në parlament do të bisedohet për format e formimit të Qeverisë. D.m.th. nuk është decid, nuk është precizuar. Ajo në këtë moment është vështirë e aplikueshme apo gati e paaplikueshme duke pasur parasysh faktin që nënkupton, nëse do të duam ta nënkuptojmë meqë në mënyrë precise nuk është e precizuar aty se duhet të kemi dy shumica të sakta dhe të qarta”, deklaroi Arifi.

Ndryshe nga nënkryetarja e partisë, zëdhënësi Bujar Osmani thotë se respektimi i këtij parim është shumë i rëndësishëm. Megjithatë ai sqaron se BDI-ja përveç koalicionimit me VMRO-DPMNE-në po analizon edhe opsionet tjera.


“Opsioni i parë që është koalicioni me VMRO-DPMNE ka argumentet “për” dhe “kundër”. Argument kryesor “për” dhe ndoshta arsyeja e vetme pse ulemi dhe bisedojmë dhe shohim atë mundësi të koalicionimit është parimi shumë i rëndësishëm fitues me fitues”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori