Kosova shumë shpejtë duhet të formojë Ushtrinë e saj, çoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, ligjit apo formave të treta të mundshme. Qeveria dhe Kuvendi duhet të aktivizohen më shumë në përmbushjen e kërkesës së qytetarëve dhe nevojave të forcimit të shtetit.
Ndërkohë, që nga pavarësimi i vendit, Kosova në vazhdimësi është përballur me përpjekjet e Serbisë për destabilizim të situatës këtu, me çka edhe po e rritë presionin kohëve të fundit. Ne duhet t’u bëjmë ballë kërcënimeve të Serbisë dhe t’i ndalojmë ato. Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, Agim Ceku, ish kryeministër i vendit.
Çeku, i cili udhëhoqi për një kohë edhe me Ministrinë e FSK-së, thotë se është momenti i fundit që Kosova ta ketë ushtrinë e saj dhe se kjo tashmë është nevojë imediate.“Kosova është dashur ta ketë ushtrinë deri tash. Por mendoj që tani është krijuar një ‘momentum’, është krijuar një nevojë imediate që të krijohet ushtria, në këtë mënyrë apo në atë mënyrë. Qoftë me ndryshime kushtetuese apo ndryshim ligji, apo qoftë me mënyrë tjetër të tretë. Kështu që, mendoj se është një presion edhe i kohës edhe i situatës dhe i vetë qytetarëve, që Qeveria të lëvizë dhe Parlamenti ta krijojë ushtrinë e Kosovës”, tha ai.
Ndërsa duke folur për gjendjen e krijuar në vend dhe kërcënimet që po bëhen nga Serbia, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, thotë se Kosova ka para vetës shumë sfida dhe se institucionet e vendit kanë shumë punë për të bërë. Sipas tij, përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën po vazhdojnë, madje me një intensitet të shtuar, por Kosova duhet të jetë në gjendje t’i ndalojë ato.“E kemi një situatë të tensionuar. E kemi një situatë në të cilën po përballemi me shumë sfida të sigurisë, shumë sfida të ndërtimit të shtetit dhe ka punë të madhe për institucionet e Kosovës. Vërtetë duhet të punojnë shumë, që të kemi një zhvillim normal të papenguar të jetës, ekonomisë dhe demokracisë në Kosovë…Që nga pavarësimi i Kosovës, Kosova është ballafaquar me përpjekjet e Serbisë që ta destabilizoj Kosovën. Që ta bëjë Kosovën shtet të dështuar dhe ende ato përpjekje po vazhdojnë, bile me një intensitet më të madh. Dhe ne duhet të jemi në gjendje që t’i ndalojmë këto kërcënime, tu bëjmë ballë këtyre kërcënimeve”, tha ai.
Ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku, i cili katër vite më parë u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se nuk është penduar për zgjedhjen që bëri sot e katër vjet më parë. Çeku tha se kthimi në familjen e tij politike, i ka mundësuar që të kontribuojë edhe më shumë për vendin, ngase, sipas tij, PDK ka guximin, vizionin dhe kurajën që ta udhëheq me vendin.“Thjeshtë qëllimi im ka qenë të kthehem në familjen time politike në PDK dhe e ndiej veten shumë mirë aty. Nuk e kam pasur ndonjë qëllim personal, por mendoj se brenda PDK-së mund të jap kontributin më të madh, sepse është partia më e madhe, është parti e themeluar nga miqtë e mi, me të cilët kam bashkëpunuar edhe gjatë kohës së luftës, bashkëluftëtarë të mi dhe thjeshtë mendoj, që do të vazhdojë të jetë partia më e madhe. Është partia e cila vërtetë ka vizion, ka guxim, ka kurajën dhe ka njerëz që mund ta udhëheqin këtë vend dhe duhet ta udhëheqin vendin”, tha Çeku.
Agim Çeku, kalimin në PDK, pas kohës që kaloi në AAK dhe PSD, e vlerëson edhe sot e asaj dite si bashkim me bashkëluftëtarët e tij, dhe thotë se nuk kishte ndonjë qëllim konkret për vete, por dëshira e tij është që ta shoh vendin stabil, të sigurt, funksional e me ushtri.
Çeku i cili vite më parë ishte dhe në garë për të parin e kryeqytetit, tashmë ka ndarë mendjen që asnjëherë më të mos kandidat për kryetar komune të Prishtinës, apo cilësdo komunë tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze