LAJMI I FUNDIT:

Kobe Bryant i ofron ndihmë Lakersave: Jam gjithmonë një telefonatë larg

Kobe Bryant i ofron ndihmë Lakersave: Jam gjithmonë një telefonatë larg

Nëse familja e LA Lakers kërkonk ndihmë, atëherë dera e pesë herë kampionit të NBA, Kobe Bryant është e hapur.

Bashkëpronarja e LA Lakers, Jeanie Buss u takua kohë më parë me Magic Johnson për të kërkuar këshilla për klubin që po vuan aktualisht.

Dhe, i pyetur nëse do të kërkohet prej tij që të ndihmojë po ashtu ish klubin e tij, Kobe shprehet më shumë se i gatshëm.


“Jam gjithmonë aty pari prapa skenës për Jeanien, Jimmyn dhe gjithë familjen Buss nëse kanë nevojë për asistencë apo këshilla të çfarë do lloj natyre”.

“Tani, nuk mund të them se ky është preokupimi im kryesor. Unë më parë do të isha prapa skenave dhe të fokusohesha në gjënë që unë krijoj, sepse aty është pasioni im, të shkruaj dhe të jetoj basketbollin, por familja Buss e di se unë jam gjithmonë një telefonatë larg”, theksoi Kobe.

Ai shotë se shikoi disa ndeshje të Lakers këtë sezon, por ka kërkuar durim nga “bebet” e Los Angeles Lakers para se të mendojnë për një hyrje në playoff.

“Mendoj se kryetrajneri Luke Walton po bën punë të mirë. Është e vështirë sepse duhet që të mësoni lojtarët me një strukturë të re, me një strukturë që ka një mori opsionesh e duhet të jesh në gjendje t’i arrish t’i njohësh e t’i shfyrtëzosh përparësitë që t’i ofron. Nëse një lojtar shfrytëzon përparësinë, atëherë mund të reagojë si duhet në kohë”.

“Është e vështirë të mësosh një grup të rinjsh aq shpejt, kështu që mendoj se durimi është kyç këtu”, përfundoi legjenda Bryant. /Telegrafi/