LAJMI I FUNDIT:

300 persona në Manastir janë lënduar nga rrëshqitjet në akull

300 persona në Manastir janë lënduar nga rrëshqitjet në akull

Ortopedia e Manastirit është e mbushur me pacientë me fraktura. Pas tri javëve nga reshjet e para të borës deri sot 300 qytetarë janë paraqitur në këtë departament me lëndime pas rrëshqitjeve në rrugë ose trotuare. Numri më i madh janë nga Manastiri, ndërsa ka një pjesë edhe nga Prilepi. Shumica prej tyre kanë kaluar me lëndime të lehta ndërsa ka prej atyre që edhe kanë fraktura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ortopedët nga Siptali i Manastirit thonë se, ndonjëherë bëjnë edhe pesë operacione në ditë, ndërsa qytetarët ankohen për rrugët e papastruara dhe thonë se lëvizin me mjaft vështirësi.

Nga Ndërmarrja publike e Manastirit thonë se, rrugët dhe trotuaret janë të pastruara si asnjëherë më parë dhe se i ndjekin ankesat dhe reagimet e qytetarëve./Telegrafi/