LAJMI I FUNDIT:

”Grupi i Kumanovës” nuk ka sulmuar por është sulmuar dhe u është pamundësuar dorëzimi (Video)

”Grupi i Kumanovës” nuk ka sulmuar por është sulmuar dhe u është pamundësuar dorëzimi (Video)

Avokatët e të akuzuarve për “Lagjen e trimave” thonë se bisedat e transkriptuara që u prezantuan në seancën e sotme gjyqësore vërtetojnë se grupi është sulmuar nga ana e policisë dhe se të njëjtit kanë bërë rezistence në pamundësi për tu dorëzuar. Naser Raufi tha se dy deri katër orët e parë të aksionit, grupi ka qenë i gatshëm të dorëzohet, por sipas tij, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

”Ky grup nuk ka sulmuar ka qenë i sulmuar dhe nuk ka pas as vullnet as dëshirë që të jep rezistencë por pasi kanë qenë të sulmuar kanë qenë të detyruar që edhe të mbrohen edhe është evidente se dy deri në katër por pas sulmit grupi ka pas dëshirë që të dorëzohet. Tek grupi dytë përsëri ka pas dëshirë të dorëzohet por ka pas sakrifica unë mendoj se në pyetje është organizmi i keq , por mund të konstatojmë se të gjithë anëtarët e grupit kanë pas dëshirë të dorëzohen” deklaroi avokati, Naser Raufi për Alsat-M.

Seanca e ardhshme gjyqësore për Lagjen e trimave pritet që të zhvillohet më 26 janar, ku do të dëgjohen bisedat gjatë aksionit. Në fillim të muajt shkurt pritet që pala mbrojtëse të filloj me prezantimin e dëshmive të tyre, ndërsa pritet që si dëshmitarë të ftohet edhe shumë politikan dhe ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë pasur njohuri për këtë grup. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori