LAJMI I FUNDIT:

Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)

Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)

Mauro Icardi dhe Maxi Lopez dikur ishin miq, por gjithçka përfundoi në vitin 2013 kur Wanda Nara që ishte e martuar me sulmuesin e Torinos, zgjodhi të lidhej me futbollistin e Interit.

Së fundmi, Icardi, i cili tash është i martuar me Naran, ka rrëfyer se si kishte filluar gjitha ndërmjet tyre, ndërsa Telegrafi jua sjell më poshtë.


Ata ishin shoqëruar disa herë bashkë

“Një ditë para se të nisesha për turneun amerikan, më erdhi një mesazh nga Wanda. Isha i befasuar, sepse zakonisht flisja me Maxin, jo me të. Ajo më kërkoi që t’ia blija një iPad të ri në SHBA që asokohe nuk ishte në shitje në Itali”.

Bukuroshja prishi shoqërinë mes dy futbollistëve argjentinas (Video)
Lexo po ashtu Bukuroshja prishi shoqërinë mes dy futbollistëve argjentinas (Video)

“Ai moment, sidoqoftë, më bëri të mendoj. A e dëshironte Wanda vërtet atë tablet, apo po kërkonte thjeshtë një justifikim që të kontaktonte me mua?”.

Dikur ishin shokë…

“Kur u ktheva në Milano, një nga gjërat e para që bëra ishte që të ritakohesha me Wandan. Duke qenë se duhej t’ia jepja iPad-in e ri, ky ishte një justifikim i përsosur”.

Wanda Nara e braktisi Maxi Lopezin për bashkëlojtarin Mauro Icardi

“Ne i shkruam njëri-tjetrit disa herë dhe asokohe filluam të flisnim për ne paksa më lirshëm. Ajo më shkroi: ‘Mauro, ne (Maxi Lopez dhe ajo) po shkojmë të shëtisim në ishujt Aeolian, me Gonzalo Bergession dhe gruan e tij. Pse nuk vjen me ne?’”.

“Padyshim se doja. Derisa isha vet në katin e dytë të anijes, i shtrirë në krevat dhe dëgjoja ‘reggae’, Wanda erdhi papritur dhe u ul pranë meje, pa kurrfarë turpi. Asokohe, lidhja e saj me Maxi Lopezin po përfundonte”, ka rrëfyer Icardi. /Telegrafi/

Wanda tash është edhe agjente e Icardit

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori