LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Juventus – Lazio

Parashikim: Juventus – Lazio

Juventusi do ta ketë një nga testet më të vështira për kredencialet për titull ndaj skuadrës në formë të Lazios, një javë pas humbjes shokuese te Fiorentina në udhëtim.

Vendi: Juventus Arena, Torino
Koha: 22 janar (e dielë), 12:30

Lajmet rreth ekipeve


Juventus
Max Allegri vazhdon të ketë probleme në përzgjedhjet e mbrojtësve të krahut për shkak se Alex Sandro është i suspenduar.
Lajmi i mirë në anën tjetër është se Lichtsteiner kthehet nga suspendimi.
Tomas Rincon pritet të lëvizë në vend të Stefano Sturarot dhe përkundër mungeës së këtij të fundit, 3-5-2 vështirë se mund t’i lë vend transferimit të ri.

Lazio
Simone Inzaghi duhet që të gjejë zgjidhje dhe pritet të kopjojë formacionin e Juves me tri mbrojtës.
Përkundër faktit se Dusan Basta është gati, menaxheri pritet të fillojë takimin me Felipe Andersonin në krahun e djathtë.
Kjo do t’i lejojë Luis Albertos të startojë prapa Immobiles, një pozitë që në zakonisht i takon Andersonit.

Top lojtarët

A e dini se? 

Juventusi ka fituar 26 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 14 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka mbajtur portën të pa prekur (s’ka pranuar gol) në 5 ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 13 nga 14 ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Juventusit në shtëpi.

Juventusi ka fituar pesë ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes Juve dhe Lazios në të gjitha garat nuk janë shënuar më shumë se dy gola.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Lazios në të gjitha garat.

Analiza

Juventusi jo vetëm që ka humbur në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, por ka humbur falë një paraqitje shumë të dobët. Ishte humbja më e merituar deri tani këtë sezon.

Lazio u rikthye pas disfatës së pësuar në San Siro me dy fitore të ngushta. Përderisa kërkojnë rritje të performancës, ata po mbajnë hapin me rivalët.

Mysafirët janë kundërshtari më i papërshtatshëm për Juventusin në këtë moment pasi Lazio ka kapacitet t’i fitojë ndeshjet dhe nuk pritet t’ia ketë frikën Zonjës së Vjetër.

Sidoqoftë, të shkohet në Juventus Stadium pas një humbje nuk është gjëja më e mirë, pasi Allegri do të kërkojë të dërgojë sinjalin më të fuqishëm se futbollin italian ende e mbertëron Juventusi dhe lufta për titull nuk do të ri-hapet.

Parashikimi: Juventus 3-1 Lazio

Në trend Sport

Më shumë
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori