LAJMI I FUNDIT:

Asamblisti Agim Gashi ia numëron të parit të Prishtinës “25 fakte të fshehura”!

Asamblisti Agim Gashi ia numëron të parit të Prishtinës “25 fakte të fshehura”!

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi, ka drejtuar akuza ndaj kryetarit Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka numëruar 25 dështime që, sipas tij, i ka bërë Ahmeti “për shkak të paaftësisë për të udhëhequr kryeqytetin”.

“Instituti i gënjeshtrës


Hannah Arendt na njofton se gënjeshtarët dhe mashtruesit gjithmonë dëshirojnë të fshehin. Janë bërë më shumë se tri vite të udhëheqjes së kryeqytetit nga Shpend Ahmeti dhe Qeveria e tij. Faktet flasin se ata në vazhdimësi kanë fshehur. Duke qenë të tillë kanë krijuar ‘Institutin e gënjeshtrës’. Paaftësinë për të udhëhequr me kryeqytetin e kanë shndërruar në arrogancë dhe vajtim facebookian, ndërsa mospunën e kanë mbuluar me gënjeshtra. Ja disa nga të vërtetat që zbardhin mospunën dhe gënjeshtrat e tyre:

1) Në vitin 2014 kanë prolonguar procedurat e aprovimit të buxhetit të Komunës. Kryetari deklaronte se “Kuvendi i komunës duhet të shkoj në zgjedhje, në mënyrë që ai të reflektonte”. Për këtë qëllim, ka zhagitur procedurat e aprovimit të buxhetit të komunës, duke mos e dorëzuar atë me kohë në kuvend, me dëshirën për mosaprovim në afatin ligjor dhe krijimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve lokale për kuvendin e komunës.

2) Në vazhdimësi kanë akuzuar Kuvendin e Komunës për mosaprovim të vendimeve të propozuara, ndërsa në asnjë rrethanë nuk janë konsultuar me anëtarët e kuvendit, duke shkëputur marrëdhëniet për një periudhë më shumë se 2-vjeçare.

3) Kryetari nuk gjeti forcën për të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Komunës, për shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, duke i ikur përballjes me faktet rreth keqmenaxhimit nga ai dhe kolegët e tij bashkëpartiak.

4) Për dy vite rresht nuk kanë arritur të konsolidojnë drejtoritë e komunës, për shkak të dorëheqjeve të vazhdueshme të drejtorëve të emëruar.

5) Në vazhdimësi kanë përdorur gjuhë të vrazhdë, fyese, joetike dhe shpifëse ndaj njerzëve të cilët ia prishnin komoditetin dhe shtrirjen e strukturave partiake në komunë.

6) E kanë mbushur administratën e komunës me militantë partiakë. Për këtë flasin shifrat marramendëse të punësimit joligjor të 276 personave me kontratë mbi shërbime të veçanta, duke i shkaktuar humbje vjetore kryeqytetit në vlerën prej 463,849€.

7) Në shenjë proteste ngase nuk mundën t’i uzurponin ndërmarrjet publike komunale, kryetari nuk i caktoi përfaqësuesit për komisionet e aksionarëve të ndërmarrjeve publike (obligim ligjor i përcaktuar në ligjin për ndërmarrjet publike).

8) Gënjyen edhe për mosdërgimin e kërkesës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për të diskutuar Ligjin për Kryeqytetin.

9) Janë thirrur në transparencë, por transparencën e shndërruan në autocenzurë. Krijuan ueb-faqe paralele të Komunës në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, instaluan kontroll të rrept të ueb-faqes zyrtare për promovime personale, si dhe përmes llogarive personale në facebook shtrembëruan të vërtetat.

10) Vetëm gjatë vitit 2016, për shkak të performancës së dobët në qeverisje humbën 1.5 milion euro donacion nga projekti zviceran DEMO-s.

11) Kanë dështuar në planifikim, realizim dhe shpenzim të mjeteve buxhetore. Vetëm gjatë vitit 2015 kanë planifikuar 27,162,611.00 të hyra vetanake, ndërsa kanë realizuar vetëm 18,145,400.59 (pra vetëm 67%). Sa i përket shpenzimeve, në vitin 2015 nga totali i mjeteve në dispozicion prej 80,763,629.09 euro, ai kishte arritur që të shpenzoj vetëm 64,224,942.59 (rreth 17 milion euro kanë mbetur pa u shpenzuar).

12) Projektin e nisur nga qeveria paraprake për autobusë, të planifikuar nga mjetet vetanake të komunës e kanë dështuar, duke e zhytur në borxh kompaninë publike me 10 milion euro, derisa në të njëjtën kohë kanë humbur mbi 20 milion euro nga mosinkasimi i të hyrave vetanake, mjete me të cilat do mund të bliheshin rreth 150 autobusë.

13) Kanë iniciuar procedura të prokurimit pa projekte, kontraktim të dyfishtë të punëve dhe mosrespektim të procedurave të prokurimit publik (të gjetura nga Auditori i Përgjithshëm të theksuara me prioritet të lartë).

14) Në mënyrë të kundërligjshme kanë përzgjedhur drejtorët e katër shkollave: “Fan Noli”, “Ali Kelmendi”, “Naim Frashëri” dhe “Sami Frashëri” (Përzgjedhja është bërë në kundërshtim me UA 08/2014 të MASHT, ku kërkohet që kandidatët të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim). Një praktikë të tillë po e zbatojnë edhe më tutje.

15) Kanë larguar njerëz nga puna pa të drejtë. Me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, 18 shërbyes civil të larguar nga puna janë kthyer në punë pas procedurës së ankesave. Këto veprime i kanë kushtuar komunës me kompensimin retroaktiv të pagave prej 37,427€.

16) Buxhetin e komunës e kanë keqpërdorur edhe me rastin e ndarjes së subvencioneve. Janë mbi 30 OJQ të cilat kanë përfituar subvencione në mënyrë të kundërligjshme (të faktuara në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015).

17) Për 15 vite në traditën e Kryeqytetit ka qenë organizimi i ngjarjeve kulturore, ndër të cilat më me vlerë ishte festivali “Ylberi i Prishtinës’. Edhe këtë festival e dështuan në vitin 2016, bashkë me aktivitetet e tjera të fundvitit që do duhej të organizoheshin.

18). Teatrin “Dodona” e kanë vënë në situatë tejet të vështirë. Në krahasim me buxhetet e teatrove të qyteteve të tjera të Kosovës, teatri “Dodona” si teatër i vetëm i kryeqytetit përballet me vështirësi financiare me një buxhet nën minimum. Akoma ky teatër vazhdon të mbetet pa drejtor dhe pa një Këshill Drejtues funksional.

19) Nuk kanë arritur të krijojnë asnjë standard minimal në menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, mirëmbajtjen e tyre, e mos të flasim për projekte kapitale që nuk arritën të realizojnë asnjë sosh.

20) Dështuan në realizimin me kohë të projektit të platosë në lagjen Dardania.

21) I defunksionalizuan kontenierët nëntokësor në kryeqytet.

22) Për dy vite nuk kanë arritur të rregullojnë trotuaret në rrugën kryesore në qendër të Prishtinës, duke e bllokuar punën e bizneseve.

23) Për 1 vit e gjysmë nuk kanë arritur të sigurojnë kontratë për trajtimin e qenëve endacak. Si rezultat i neglizhendës dhe mosndërmarrjes së masave për trajtim adekuat, qentë endacak janë shumuar në masë të madhe dhe paraqesin rrezik evident për jetën e qytetarëve, e sidomos fëmijëve dhe të moshuarve.

24) Për shkak të mosreagimit me kohë në sanimin e rreziqeve, e gjetën vdekjën dy fëmijë.

25) Rrënuan shtëpi të të varfërve në periudhën dimërore, kur njerëzit kanë nevojë për strehim, e jo dëbim nga shtëpitë e tyre” (sic.), ka shkruar Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori