LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë politika amerikane në Ballkan

Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë politika amerikane në Ballkan

Para inaugurimit të tij si president amerikan, Donald Trump ka kërkuar që të gjithë ambasadorët amerikanë në botë, të emëruar nga Barack Obama, të largohen nga zyrat e tyre në mesditën e 20 janarit.

Por, ky vendim nuk prek ambasadorët e karrierës në Kosovë, Greg Delawie. E njëjta vlen edhe për ambasadorin në Beograd, Kyle Scott, i cili se nga e hëna do t’i shpërbejë Trumpit, raporton Danas, transmeton Telegrafi.

Gruan e parë do ta çojë në Pragë: Në këto çaste, Amerika s’ka ambasadorë në shtetet kryesore të botës!
Lexo po ashtu Gruan e parë do ta çojë në Pragë: Në këto çaste, Amerika s’ka ambasadorë në shtetet kryesore të botës!

“E kemi vendimin të rrimë ku jemi e të punojmë për presidentin e ri siç kemi punuar për paraardhësin e tij”, ka thënë ai.

Scott u shpreh se politika e jashtme amerikane, nën administratën e Trumpit, nuk do të ndryshojë në Ballkan.

“Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se do të vazhdojnë të fokusohen në stabilitet, pajtimin rajonal dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës

Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës

Lajme
Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit

Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit

Drejtësi
Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, Kurti: Nuk spekuloj mbi spekulime

Heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, Kurti: Nuk spekuloj mbi spekulime

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Dalin pamjet nga tuneli i Llogorasë, hapet më 5 korrik

Dalin pamjet nga tuneli i Llogorasë, hapet më 5 korrik

Lajme
Kalo në kategori