LAJMI I FUNDIT:

Serbia, faktor rrezikues i paqes në Ballkan

Serbia, faktor rrezikues i paqes në Ballkan

Në UBT, të premten u mbajt konferenca më titull “Paqendërtimi në Kosovë- Transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme”, në kuadër të secilës u promovua edhe libri i titulluar “Ndërtimi liberal i paqes”, i autorit Ramadan Ilazi.

“Në konferencë u trajtuan faktorët destabilizues dhe cenuesit kryesorë të procesit të paqendërtimit në Kosovë dhe më gjerë, me ç’rast panelistët u pajtuan se shteti i Serbisë është njëri ndër rrezikuesit e përhershëm të paqes në Ballkan”, thuhet në njoftimin për media.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se situata aktuale e krijuar në Kosovë e ka krijuar një pasiguri të madhe brenda instancave më të larta shtetërore, por edhe në popull.


“Gjendja e krijuar e ka luhatur sigurinë e përgjithshme dhe ka shkundur rrënjët e paqes së brishtë në vendin tonë, të ndërtuar ndër vite”, tha Hajrizi.

Politologu, njëherësh edhe ligjërues në UBT, prof. dr Behlul Beqaj, duke numëruar faktorët potencial të rrezikimit të paqes, vlerësoi se Ballkani përbën një rrezik të përhershëm për shpërthimin e konflikteve të mundshme.

“Provokimet e Serbisë, BE-ja me standardet e saj të dyfishta, stigmatizimi i Kosovës si vend prodhues i radikalizmit islamik, dështimi i dialogut dhe niveli aktual i korrupsionit në vend, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes”, vlerësoi Beqaj, për të shtuar se “institucionet duhet të insistojnë në zbatimin e plotë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si dhe të diskutohen faktorët e paqes”.

Analistja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha tha se mungesa e komunikimit dhe pamundësia e një jete të përbashkët mes kosovarëve dhe serbëve të Kosovës, si dhe mungesa e informacioneve për gjenezën e konfliktit ka bërë që sipas saj, secila palë të krijojë të vërteten e vet mbi bazat e diskursit të tyre nacionalist.

Njohësi i fushës së paqendërtimit, njëherësh edhe autor i librit të botuar, Ramadan Ilazi vlerësoi se mungesa e procesit të ballafaqimit të mirëfilltë me të kaluarën do të jetë rrezikues i vazhdueshëm i procesit të vendosjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qytetarët e Kosovës janë të ndrydhur mes kërkesës për drejtësi dhe nevojës për paqe, ndërkaq Serbia nuk është e gatshme për ballafaqim me të kaluarën e vet”, tha Ilazi, për të vijuar se “zgjidhja është tek realizimi i një konsensusi politik, por edhe popullor”

Duke folur për nevojën e botimit të një libri të tillë, i cili është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe, autori tha se libri “Ndërtimi liberal i paqes” është përmbledhje pedagogjike e debateve akademike dhe e literaturës mbi procesin e paqendërtimit.

“Ky libër është i dominuar nga doktrina liberale dhe duhet të shërbejë si udhërrëfyes i shumë debateve të studiuesve brenda vendit, pasi që aleanca liberale e garanton sigurinë e Kosovës”.

Përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Donika Emini theksoi se brenda instancave shtetërore mungon koordinimi mes institucioneve kyçe për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes në vend.

“Mungesa e koordinimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, FSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme reflekton në mungesën e strategjisë dhe bashkërendimit të veprimeve mes tyre”, tha Emini, për të shtuar se zgjidhjen e sheh tek “koordinimi i brendshëm dhe hartimi i një udhërrëfyesi, sepse pa këto, Kosova nuk do ta ketë mundësi të ndërtojë paqe dhe as të anëtarësohet në BE”.

Konferenca i mbylli punimet me një debat, i cili u orientua në gjetjen e mënyrave për shtrirjen e pushtetit në tërë vendin, në rreziqet e mundshme të një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, në ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA-së karshi Kosovës pas zgjedhjes së Trump-it për president, në shtrirjen e aktivitetit rus në Ballkan, në gjendjen e shqiptarëve nëpër shtetet e tjera etj./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori