LAJMI I FUNDIT:

Të thellohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Austri

Të thellohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë –  Austri

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin austriak rreth veprimeve të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend.

Po ashtu, Bajrami shprehu falënderimin e saj për Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) e cila po mbështet në vazhdimësi zhvillimin ekonomik të vendit tonë.


Në anën tjetër, ambasadori Pfandler, e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive austriake në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses. Gjithashtu, ambasadori austriak shprehu gatishmërinë e tij për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori