LAJMI I FUNDIT:

LinkedIn vjen me dizajn të ri (Video)

LinkedIn vjen me dizajn të ri (Video)

LinkedIn, rrjeti i famshëm social, ka njoftuar sot lansimin e dizajnit të ri. Shërbimi në pronë të Microsoft do të lansojë pamjen e re tek përdoruesit e tij gjatë javëve të ardhshme.

Ky ridizajnim është më i rëndësishmi në versionin desktop të faqes, që prej fillimit të LinkedIn. Kur shihni faqen kryesore të re, mund të ju merr pak kohë të vëreni se faqja i ngjanë shumë Facebook, gjë që nuk është dukuri e keqe. Dizajni i vjetër i shërbimit ka qenë një rrëmujë ndërsa ky i riu është më i pastër.


Rripi i sektorëve tani është i ndarë në shtatë segmente kryesore dhe gjithçka tjetër është e përmbledhur në ikonën ‘More’.

Për më shumë, tani mund të shikoni se kush po lexon përmbajtjen që keni ndarë me të tjerët dhe më pas mund të shihni edhe informatat e atyre personave si, kompania ku punojnë, pozicioni i punës dhe lokacioni.

Sugjerimet e lidhjes me profilet tjera janë përmirësuar poashtu.