Me kujdes dozoni analgjetikun kur shëroni GRIPIN: Ja cila është doza e paracetamolit të cilën bën t’ia jepni fëmijës
Gjatë shërimit me paracetamol apo ibuprofen, patjetër duhet të jeni të kujdesshëm! Ja cila është doza e analgjetikëve të cilën bën t’ia jepni fëmijës, por që të mos ketë pasoja për shëndetin…
Fëmijët në kopshte dhe në shkolla shpesh sëmuren nga gripi, sepse qëndrimi në lokale të mbyllura ku ka shumë njerëz mundëson bartjen e lehtë të virusit dhe në të vërtetë është shumë vështirë të parandaloni infeksionet, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, fëmijët janë më të ekspozueshëm ndaj infeksioneve se sa të rriturit dhe tek ta përhapet më gjatë virusi i gripit, ndërkaq më shpesh shtrohen në spital për shkak të gripit se sa për shkak të sëmundjeve të tjera ngjitëse, madje më së shpeshti në moshën deri në dy vjeç.
Pediatrit këshillojnë se si të identifikoni gripin te fëmijët dhe si t’i mbroni!
Nëse fëmija sëmuret nga gripi, patjetër duhet të pushojë. Është me rëndësi t’i jepni të pijë mjaft lëngje që të mos dehidratohet për shkak të temperaturës së ngritur trupore.
Temperaturën uleni me fasha dhe me dush, dhe ekskluzivisht me preparatet për fëmijë në bazë paracetamoli apo ibuprofeni.
Paracetamoli dozohet 10 deri 15 mg për një kg të peshës trupore, në distancë prej rreth 6 orësh për dozë.
Është e mundshme edhe t’i jepet ibuprofen 20 deri 30 mg për kg të peshës trupore, dy deri tri herë në ditë.
Fëmijëve assesi mos i jepni aspirinë apo andol për ulje temperature dhe zbutje të dhimbjeve, sepse do të mund të shkaktohet sindroma e Rejevit, e cila mund të ketë përfundim fatal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur