LAJMI I FUNDIT:

Isaiah Thomas ndër më të mirët në qerekun e katërt të ndeshjeve

Isaiah Thomas ndër më të mirët në qerekun e katërt të ndeshjeve

Plejmekeri i Boston Celtics, Isaiah Thomas, është një nga befasitë më të mira të gjysmës së sezonit 2016-2017 në NBA, dhe krejt kjo për shkak të performancave të tij në qerekun e katërt të ndeshjeve.

Ai është duke udhëhequr aktualisht me 10.1 pikë për ndeshje mesatarisht në qerekun e katërt, shifra këto që kanë ndihmuar atë që të konsiderohet si një nga titullarët për ekipin e Lindjes për ndeshjen All-Star të muajit të ardhshëm.


“Ai po luan mirë”, tha plejmekeri i Hornets, Kemba Walker, pas humbjes nga Bostoni.

“Ai po luan më mirë se asnjë tjetër në kampionatin tonë në qerekun e katërt. Ai po luan me vetëbesim tëmadh dhe po bën aksione me të cilat ekipit të tij po ia fiton ndeshjet. Ai është i mrekullueshëm”, shtoi Kemba, shkruan Telegrafi.

Teksa më nuk ekziston dyshimi për atë se ku qëndron Thomas këtë vit në NBA në qerekun e katërt, shtrohet pyetja si qëndron ai në raport me lojtarët tjerë në ekipin e tij dhe në histori të klubit të tij, sa i përket pikëve në qerekun e katërt? Një shikim i thjeshtë në statistika nxjerrë rezultate më të mira se sa që mund të paramendoni.

Thomas është aktualisht duke tejkaluar bindshëm lojtarin që e ka si kokurrent më serioz për mesataren e pikëve në qerekun e katërt, Paul Pierce. Pierce ka pasur mesataren prej 7.3 pikëve në qerekun e katërt të ndeshjeve gjatë sezonit 2002-2003.

Teksa totali i mestares së pikëve të Thomas po merr vëmendjen më të madhe, efektiviteti i tij në pjesën e fundit të ndeshjeve ka qenë po aq impresiv. Ai po gjuan me një saktësi prej 49 për qind nga loja e hapur në minutat e fundit të ndeshjeve me një përqindje sensacionale prej 45 për qind nga vija e 3-pikëshit.

Nëse krahasohet me Paul Pierce, ai gjuajti vetëm 41 për qind nga loja e hapur dhe 29 për qind nga perimetri në sezonin 2002-2003.

Thomas ka mesataren më të madhe të pikëve në qerekun e katërt se secili lojtar tjetër në NBA në 20 vitet e fundit!

Databaza e NBA ka statistika vetëm nga viti 1996-1997 sa i përket mesatares së pikëve për qerekun e katërt, por pas 41 ndeshjeve, Thomas është në rrugë të mirë që të tejkalojë emra si Kobe Bryant, Shaquille o’Neal dhe Kevin Durant, e emra të tjera eminent të kësaj gjenerate.

Konkurrenti më serioz që mund ta ndalojë Thomasin të hyjë në histori për mesataren e pikëve në qerekun e katërt gjatë një sezoni të plootë është Kobe Bryant (9.5 pikë mesatarisht në Q4) gjatë sezonit 2005-2006. Russell Westbrook është po ashtu fare pranë Isaiah Thomas me 9.6 pikë për ndeshje në qerekun e katërt në po këtë sezon.

Është pothuajse e pamundur që Isaiah Thomas ndonjëherë të thyejë rekordin e të gjitha kohërave në NBA për mesataren e pikëve në qerekun e katërt, sidomos nëse merret parasysh fakti se Wilt Chamberlain kishte mesatare prej 50.4 pikë për ndeshje 50 vjet më parë.

Sidoqoftë, lojtari shtatshkurtër mund të mbajë ritmin e tij që e ka aktualisht, dhe kjo mund të bëjë që ai të përfundojë si një prej realizuesve më të mirë në minutat e fundit e vendimtare të ndeshjeve në histori të NBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga

"Manchester City është ekipi më i mirë në botë, luan futboll më mirë" - Rodrigo flet për finalen dhe mënyrën si erdhën deri aty

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori