LAJMI I FUNDIT:

BDI: Nuk kemi asgjë kundër organizatave joqeveritare

BDI: Nuk kemi asgjë kundër organizatave joqeveritare

BDI nuk pajtohet me partnerin e deritanishëm qeverisës OBRM-PDUKM dhe as me procesin e “çsorosoidizimit”, proces të cilin e ka publikuar Nikolla Gruevski kundër të gjitha organizatave joqeveritare të financuara nga Fondacioni i shoqërisë së hapur Maqedoni. Nga BDI për Alsat-M thonë se kanë bashkëpunim të mirë me OJQ-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Organizatat joqeveritare duhet të kenë mundësinë që të veprojnë lirishëm. E njëjta gjë vlen edhe për Fondacionin. Autoritetet shtetërore duhet të reagojnë, vetëm nëse ka dyshime në lidhje me burimet e financimit apo nË qoftë se aktivitetet e tyre janë të paligjshme. BDI do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të drejtë me organizatat joqeveritare në vend’, thonë nga BDI. /Telegrafi/