LAJMI I FUNDIT:

SHGM e dënon dhunën verbale të pushtetit ndaj gazetarëve

SHGM e dënon dhunën verbale të pushtetit ndaj gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënojnë fluksin e dhunës së koordinuar verbale të pushtetit ndaj gazetarëve, të cilat, siç thonë nga SHGM, i drejtohen lirisë së mediave dhe të drejtës së opinionit për t’u informuar, përcjell Telegrafi nga Meta.

‘Sulmet e tilla kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe heshtin gazetarët dhe të ngufatin kritikën në media. Me këtë, pushteti dëshiron të pengojë që të njoftohet opinioni për ngjarje të rëndësishme në vend. Akuzat e OBRM-PDUKM-së kundër Fondacionit shoqëria e hapur Maqedoni, për korruptim të mundshëm të gazetarëve, është ndërrim i pastër i tezave të pushtetit të deritanishëm, i cili nuk ka guxim që të përballet me përgjegjësin personale për keqpërdorim masovim të mediave për synime politike’, thonë nga SHGM.

Nga SHGM potencojnë se deklaratat e Drejtorit të Arkivit të Maqedonisë, Filip Petrovski për pastrimin e mediumeve të Sorosit, janë shembull eklatant për linçim publik kundër kundërshtarëve të qeverisë. /Telegrafi/