LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Bosilevës shpalos programin e saj të investimeve kapitale

Komuna e Bosilevës shpalos programin e saj të investimeve kapitale

Komuna e Bosilevës ka siguruar mbi 110 milionë denarë për realizimin e projekteve infrastrukturore për vitin 2017. Sipas kryetarit të kësaj komune, Ljupço Kolev, paratë janë siguruar përmes buxhetit komunal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e buxhetit është siguruar edhe nga pushteti qendor, kurse një pjesë është siguruar nga fonde evropiane. Sipas Kolevit, në 2017 komuna do të ndërtojë rrjetin e ujësjellësit në dy lagje të komunës.

Në sferën e sportit, Bosileva do të ndërtojë dy parqe për lojra të ndryshme si edhe një shesh./Telegrafi/