LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Poposki sulmon mediat dhe organizatat qytetare

Nikolla Poposki sulmon mediat dhe organizatat qytetare

OBRM-PDUKM sot përmes komunkatave dhe përmes intervistës së ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Poposki, sipas Nova Tv përsëri kanë kërcënuar mediumet dhe organizata joqeveritare që janë të financuara nga Fondacioni i shoqërisë së hapur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova Tv, në komunikatat që i lëshon OBRM-PDUKM-ja, thuhet se procesi i desoroizimit ka filluar. Në të njëjtën kohë, në një intervistë të cilën në mëngjes e publikoi portali “telegraf.mk”, në të cilën ministri Poposki për gazetën italiane “La Verita” ka thënë se përmes financimit të sektorit qytetarë, Soros bën presione dhe destabilizim të shtetit.

Sipas Nova Tv, as në komunikatën e OBRM-PDUKM-së, as në intervistën e Poposkit nuk janë përmendur paratë të cilat Sorosi i ka dhënë Qeverisë në të cilën kryeministër ishte Nikolla Gruevski./Telegrafi/