LAJMI I FUNDIT:

Nga amnistia përfitoi edhe ish-prokurori shqiptar që ishte dënuar për marrje të mitos (Video)

Nga amnistia përfitoi edhe ish-prokurori shqiptar që ishte dënuar për marrje të mitos (Video)

Edhe ish prokurori Haxhi Giu ishte një nga 731 të dënuarit që përfitoi nga amnistia.

Por liria e tij u vu në dyshim shpejt. Një orë pasi doli nga mjediset e burgut të Peqinit, ish prokurorit të dënuar për korrupsion, iu kërkua të rikthehej në qeli.


Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ky veprim është bërë për të kryer një verifikim shtesë të procedurave të lirimit të ish-prokurorit dhe kontrollimin e dokumentacionit nga ana e juristëve të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale.

Haxhiu Giu u dënua nga gjykata e Krimeve të Rënda me dy vjet e katër muaj burg, nga të cilat kreu vetëm një vit e tre muaj, ndërsa periudha e mbetur nëntëmujore i amnistohet.

Ish prokuroria Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015 pasi kishte marrë 29 mijë euro në këmbim të zbutjes së akuzave ndaj një personi. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori