Barcelona do të ketë punë me Las Palmas në Camp Nou në përpjekje për të shënuar fitoren e parë në La Liga për vitin 2017.
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 14 janar (e shtunë), 16:15
Lajmet rreth ekipeve
Barcelona
Marc-Andre ter Stegen do të kthehet në gol për vendasit pas ndeshjeve në Kupë, me Mascheranon që e zëvëndëson Umtitin në qendër të mbrojtjes.
Ivan Rakitic mund të ketë një mundësi që të luajë pasi hyri nga stoli në fitoren ndaj Bilbaos, kurse ai do të ketë konkurrencën e Andre Gomes.
Neymar, Luis Suarez dhe Lionel Messi do të vazhdojnë në krye të sulmit, pasi shënuan golin e 300-të së bashku ndeshjen e fundit.
Las Palmas
Pedro Bigas është jashtë aksionit për një lëndim në gju, i cili e sheh Mauricio Lemosin që të ketë një rast për të shkëlqyer në kampionat.
Dani Castellano ka pësuar një goditje, por do të duhet të jetë i gatshëm që të startojë, me Helderin e gatshëm që të zëvëndësojë në krahun e majtë nëse duhet.
Nabil El Zhar preferohet në vend të Tanas në krahun e djathtë, kurse ndryshime tjera nuk pritet të ketë nga Quique Setien.
Top lojtarët
A e dini se?
Barcelona është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në La Liga.
Janë shënuar më pak se tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Las Palmas në La Liga.
Las Palmas ka dështuar që të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim.
Barcelona është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Las Palmas në të gjitha garat.
Analiza
Barcelona ka fituar vetëm një nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga, për shkak të barazimeve ndaj Malagas dhe Real Madidit në fund të vitit 2016
Pas një fitore prej 3-1 ndaj Bilbaos, Barca do të mundohet të bartë vetëbesimin dhe të fitojë bindshëm ndaj Las Palmasit.
Las Palmas ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga, por do të ketë optimizëm për të mposhtur Barcelonën, pasi befasoi Atleticon në Copa del Rey të mërkurën.
Parashikimi: Barcelona 5-1 Las Palmas
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë