Gradeci i Gostivarit përballet me probleme në furnizimin me ujë (Video)
Prej dy javësh një pjesë e madhe e banorëve të fshatit Gradec të komunës së Vrapçishtit janë pa ujë të pijshëm. Banorët ankohen se askush nuk interesohet për zgjidhjen e problemit. Banorët e Gradecit për tu furnizuar me ujë të pijshëm udhëtojnë deri në pjesën e poshtme të fshatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Lart nuk ka që prej 15 ditësh, mbushim jashtë këtu ka nja dy çezma, kjo është”.
“Me kova mbajmë ujin andej këndej, nuk vijnë të interesohen, te unë në shtëpi nuk ka qenë. E ngrirë është ashtu thonë”.
“Thonë që lartë atje është e ngrirë hyrja e ujit nëpër tuba dhe tani nuk kanë mundësi të shkojnë atje sepse atje është shumë me borë vendi. Kërkojmë këtë problemin me ujin të na e rregullojnë pak dhe rrugët të na i pastrojnë sepse edhe udhët janë pa pastruar”.
“Ka një pjesë e madhe që nuk kanë aspak ujë, ka ndoshta një javë se di saktë”.
Komuna e Vrapçishtit është arsyetuar se për problemin e ujit nuk janë të informuar as nga këshilltarët komunal të Gradecit, e as nga banorët, ndërsa thonë se komuna nuk do mund të intervenojë, për shkak se mirëmbajtje e ujësjellësit, është në duart e vetë banorëve.
”Ne kemi edhe të punësuar edhe këshilltar të Gradecit, ne këtë informatë nuk e kemi pasur as me shkrim as gojarisht se ka ndonjë telash. Por për fat të keq këtë ujësjellës nuk e menaxhon ndërmarrja publike dhe për fat të keq përgjegjësia bie mbi ata që e menaxhojnë gjatë gjithë vitit” – deklaroi për Alsat-M, Bajram Kadriu, Kryetar i komunës së Vrapçishtit.
Banorët e Gradecit përveç problemit të ujit, cdo ditë lëvizin në rrugë të papastruara . Komuna e Vrapçishtit fajin për këtë ia ka hedhur ndërmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë.
”Për çdo ditë kemi kërkuar por edhe para një ore kam kërkuar që në pjesët ku janë paraqitur akullnajat të angazhohet ndonjë makineri që do e thyej akullin . dje pata kontakt me disa operator që thyejnë akull por edhe ata kanë problem me makinerinë me ngricat e makinave” – tha Kadriu.
Por, edhe përkundër faktit se nga kreu i Komunës së Vrapçishtit për mospastrimin e rrugëve është akuzuar ndërmarrja e Rrugëve, i pa pastruar është edhe vet oborri i kësaj komune./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4Iv6vJVZr2c
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Arrijnë votat e para nga diaspora
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze