LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi: Zejtarët do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri Kelmendi: Zejtarët do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, të kryesuar nga kryetari Sami Dida.

Sipas një njoftimi, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se qyteti i Prizrenit njihet si vendi që ka shumë zejtarë, andaj premtoi se ata do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lehtësirat tatimore për zejtarët dhe prodhuesit vendor.

Në takim, po ashtu e theksua nevoja e fiskalizimit të bizneseve, e po ashtu edhe mundësia e organizimit të panaireve profesionale që kanë të bëjnë me zejtarinë.


“Duke theksuar klimën për zhvillimin e biznesit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Prizreni është vend që frekuentohet nga shumë vizitorë dhe është mundësi e mirë për tërheqjen e investitorëve potencial. Në takim u diskutua edhe për Zonën Ekonomike të Prizrenit, për të cilën zëvendëskryeministri theksoi se ky proces është në përfundim e sipër”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, shtohet më tej, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Sami Dida, kërkoi nga zëvendëskryeministri Kelmendi që të ndihmoj në Themelimin e Inkubatorit të Biznesit, përmes të cilit do të bëhej promovimi i produkteve nga ana e zejtarëve, si dhe trajnimet profesionale për bizneset.

“Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, po ashtu kërkuan ndihmën e Qeverisë për mikrozejtarët në krijimin e lehtësirave të ndryshme në operimin e këtyre bizneseve”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori