LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka 40 ndeshje pa humbje, por këto janë tetë rikthimet e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe (Video)

Real Madridi ka 40 ndeshje pa humbje, por këto janë tetë rikthimet e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe (Video)
Dy herë fitues radhazi i Ligës së Kampionëve

Por për ta çuar në 40 numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, Real Madridit gjatë kësaj periudhe ka realizuar edhe tetë përmbysje fantastike që do të mbahen mend gjatë nga tifozët e Los Blancos.

Ndeshja e parë është ajo ndaj Rayo Vallecanos me 24 prillin e kaluar. Mbretërit ishin duke humbur 2-0 kur edhe u rikthyen në lojë duke fituar 2-3.


Pas fitores ndaj Rayos te fitorja spektakolare me Sevillan në Superkupën e Evropës ku golat e Ramos në fund të kohës së rregullt dhe Carvajal në fund të shtesës prej 30 minutash i dhanë trofeun Realit pas triumfit me shifrat 3-2.

Një tjetër fitore fantastike ishte ajo në Ligën e Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës me rezultatin 2-1 në Santiago Bernabeu për të vazhduar me barazimin e vuajtur në fund me shifrat 3-3 ndaj Legias së Varshavës.

Tetë ndeshjet e çmendura të Los Blancos për të arritur te kjo ecuri prej 40 ndeshjesh pa humbje vazhdojnë me fitoren e vështirë 2-1 ndaj Sporting Gijonit në Camp Nou.

Reali 240 ditë pa humbje, synon rekordin e Juventusit
Lexo po ashtu Reali 240 ditë pa humbje, synon rekordin e Juventusit

Barazimi ndaj Barcelonës në Camp Nou, pastaj fitorja ndaj Deportivo La Corunas në Bernabeu me shifrat 3-2.

Për të ardhur te përmbysja e 8-t dhe e fundit e realizuar ndaj Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan në Kupën e Mbretit.

Deri në minutën e 83-të andaluzianët kryesonin 3-1 dhe dukej se Reali nuk do ta thyente dot rekordin e Barcës të cilin e kishte barazuar me fitoren ndaj Granadas në fundjavë, por Ramos me një penallti ‘panenka’ dhe Benzema me një gol spektakolar barazuan shifrat në 3-3.

Një barazim që shënoi një rekord histori prej 40 ndeshje pa humbje për Los Blancos, jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë të gjithë duhet t’i tremben këtij Realit, Realit të Zinedine Zidane, trajnerit që mbërriti pa ndonjë bujë të madhe në Madrid, por që me punë po tregon se ai nuk ishte vetëm një futbollist i madh, por është edhe një trajner i madh. /Telegrafi/

Rayo Vellecano -Real Madridi 2-3

Real Madrid – Sevilla 3-2

Real Madrid – Sporting Lisbon 2-1

Legia – Real Madrid 3-3

Barcelona – Real Madrid  1-1

Real Madrid – Sporting Gijon 2-1

Real Madrid – Deportivo La Coruna 3-2

Sevilla – Real Madrid 3-3

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori