LAJMI I FUNDIT:

Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta “blinte” rajonin!

Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta “blinte” rajonin!

Kjo është një korrespondencë tejet interesante e Ali pashë Tepelenës me parinë e qytetit të Pargës, të cilin vend pasha e kishte në sy për pushtim të radhës – në vazhdën e zgjerimit të territorit të tij, i cili gjithnjë e më shumë në literaturën dhe vokabularin e Evropës filloi të quhej: Albania!

Parga ishte vend tejet strategjik dhe, Ali Pasha donte me çdo kusht ta vinte nën sundim të tij. Por, ekzistonin dy probleme: 1. Parga (kështjella) ishte e vështirë për pushtim nga jashtë për shkak të pozitës që kishte; 2. Parga ishte në posedim të Francës.

Prandaj, Ali Pasha i ftonte pargasit që të dorëzoheshin dhe të luftonin kundër francezëve. Letrat shpalosin momente të rëndësishme historike, por edhe mënyra e të shkruarit dhe korrespondenca, që vijon më poshtë, është tejet interesante:


Ali Pasha për pargasit

Ua bëjë me dije juve, o pargasë, se betejën në të cilën luftova sot në Prevezë e kam fituar dhe se këtë vend e kam vënë në posedim timin. Prandaj, kini kujdes se çka po ju shkruaj; pasi që ju jeni fqinjët e mi, nuk kam dëshirë të jam në luftë me ju. Dua që ju t’i dërgoni dy apo tre veta që të bisedojmë së bashku dhe t’ju ofroj që t’i nënshtroheni sovranitetit tim. Çfarëdo qeverie politike që dëshironi, unë jam i disponuar që t’ua jap; por nëse ju nuk e bëni këtë, dijeni që unë jam në luftë me juve dhe se mëkatet do të binë mbi kokat tuaja.

Prevezë, 12 tetor 1798.

***

Komanda e Madhërisë së Tij, Ali Pashës, për pargasit

Për ju, o pargasë, nuk kam asgjë t’ju them pos që ju kam shkruar një letër, kurse ju i keni refuzuar fjalët e mia; ju jeni bërë krenarë, por pasi që ju e dini se unë kam punë tjera tjetërkund, krenaria e juaj nuk do t’ju zgjatë shumë. Nuk kam dëshirë t’ju shkatërroj apo të dërgoj turq në mesin tuaj; as nuk dua që të ju shfaros. Dua vetëm që ju t’i përzini apo vrisni francezët dhe për këtë do ta dërgoj Hasan Efendiun i cili do të bisedojë me ju verbalisht për tërë çështjen.

Prevezë, 16 tetor 1798

***

Përgjigja e pargasëve për Ali Pashën

Shumë i lartësuari Ali Pashë, ne ju përshëndesim Juve.

Ne i kemi pranuar dy letrat tuaja dhe gëzohemi që keni shëndet të mirë. Nënshtrimin që e kërkoni ju, ne nuk kemi mundësi ta pranojmë për shkak se shembulli juaj na shtynë që ta preferojmë vdekjen madhështore të lirisë në dobi të prangave të pandershme dhe tiranike. Ju na shkruani që ne t’i dëbojmë apo vrasim francezët. Ne, jo vetëm që nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë, por edhe sikur të ishim në gjendje nuk do ta bënim për shkak se vendi ynë ka qenë krenarë për katër shekuj për besimin e mirë të saj [Francës] e cila shpesh e ka mbrojtur këtë me gjakun e saj. Pra, a mundemi ne tashti, që të dorëzohemi përkundër madhështisë dhe respektit? – Jo, kurrë!

Të na kërcënoni keni mundësi, për shkak se keni fuqi; por, kërcënimet nuk i shkojnë për shtati njeriut të madh. Ne, megjithatë, nuk u jemi dorëzuar kurrë kërcënimeve, por i jemi përshtatur luftës së lavdishme për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Zoti është i drejtë; ne jemi të gatshëm; ne presim orën për të madhëruar dhënësin e fitores. Shëndet!

Pargë, 16 tetor 1798.

***

Komanda e Madhërisë së Tij, Ali Pashës, për pargasit

Për ju, o pargasë, nuk kam asgjë për t’ju shkruar pos që letrën që ma keni dërguar është shumë jo e mençur dhe arrogante; nuk është letër e kujdesshme; dhe mençuria ende nuk ka depërtuar në kokat tuaja; dhe ua them juve këtë: ejani dhe bëjeni atë që Zoti ju komandon, pasi që ky është vullneti i Zotit e jo i njeriut. Por, nëse dëshironi që të jemi fqinjë, bëni siç ju shkruaj unë, por nëse nuk dëshironi, Zoti do t’ju dënojë kurse mëkatet do të binë mbi kokat tuaja dhe kjo do të ndodhë në mënyrë të paevitueshme.

Koha kalon; Ushtria po mblidhet. Pas kësaj unë më nuk mundem të bëjë gjë; prandaj, kthehuni dhe bëhuni vejta e juaj.

Pres përgjigjen tuaj nëprmes Hasan Efendiut.

Prevezë, 19 tetor 1798.”

Ali Pasha provoi disa mënyra që ta merrte Pargën dhe nuk hiqte dorë. Në vitin 1815 Parga kaloi nën sundimin britanik. Ali Pasha nuk kishte dëshirë të hynte në konflikt me britanikët e as këta me Ali Pashën, pasi që Parga nuk paraqiste ndonjë interes madhor për Londrën.

Një ditë, gjatë vitit 1817, Ali Pasha e dërgoi një delegacion te britanikët për t’i pyetur nëse ishin të intersuar që t’ia shisnin Pargën. Qeveria britanike tha PO dhe e pranoi ofertën. Ali Pasha ua numëroi paratë dhe britanikët ia dorëzuan Pargën.

Më në fund, Ali Pasha e realizoi qëllimin e tij. Mënyra e zgjerimit të territorit që e bënte Ali Pasha ka qenë arsyeja që i ka mahnitur britanikët. Ali Pasha ishte shkaku që u shtua numri i britanikëve që e vizitonin Shqipërinë. Me fjalë tjera, Ali Pasha e shënoi në hartën e Evropës emrin Albania.

Sikur sot ta kishim një Ali Pashë me siguri do t’a ’blinim’ Mitrovicën, Bujanocin, Preshevën e Shkupin. Për fat të keq, momentalisht, jemi t’u shitë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Fjala+
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare

Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare

Kulture
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Kulture
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Kulture
Poligloti Petro Zheji

Poligloti Petro Zheji

KOSOVË

KOSOVË

Poezi
Kalo në kategori