Ngrohtorja e Qytetit të Prishtinës, Termokos, ka reaguar pas raportimit të Telegrafit se banorët e banesave të reja, për ngrohje do të paguajnë edhe për mure dhe ballkone. Reagimin e kësaj kompanie, mund ta lexoni, të plotë e pa ndërhyrje më poshtë.
“Për hir të informimit të drejtë të opinionit të gjerë NP ‘Termokos’ Sh.A. reagon ndaj artikullit të postuar në portalin ‘Telegrafi’ më 11.01.2017 me titull ‘Ngrohja e banesave të reja përmes Termokosit, banorët do të paguajnë edhe për muret e ballkonet’.
Konstatimi në kuadër të artikullit, dhe në veçanti në titullin e tij se ‘Termokos’ do të faturojë konsumatorët edhe për ballkonet e muret është i paqëndrueshëm dhe nuk përkon me të vërtetën.
Edhe nëpërmes përgjigjeve të përcjella në adresën elektronike ne e kemi sqaruar shumë mirë mënyrën e faturimit, por për hir të informimit korrekt do të sjellim edhe disa detaje shtesë.
Para fillimit të faturimit të subjekteve të reja banesore, NP ‘Termokos’ merr shënimet dhe të dhënat nga investitori i objektit përkatës banesor, të cilat ai i sjell në bazë të projektit për hapësirat ngrohëse. Më pas, një Komision i caktuar nga ‘Termokos’ me matjet, që i bën në terren, bën verifikimin e shënimeve të sjella nga investitori. Në bazë të këtyre të dhënave të grumbulluara përgatiten kontratat për furnizim me ngrohje për secilin subjekt banesor, në të cilat figuron qartë sipërfaqja ngrohëse brenda mureve të banesës së tyre, për të cilin për çdo muaj do të faturohen për energjinë ngrohëse, me të cilën do të furnizohen. Në rast se ndonjë nga konsumatorët e rinj e konteston sipërfaqen ngrohëse, e cila i ngarkohet në kontratë, ai mund të kërkojë verifikim të sipërfaqes ngrohëse. Pas kësaj, ekipet tona do të bëjnë matjet e sipërfaqes së tyre ngrohëse dhe pasi ata të dakordohen për këtë, nënshkruhet kontrata për furnizim me ngrohje.
NP ‘Termokos’ bën përpjekje maksimale, që të jemi të kujdesshëm dhe korrekt gjatë procesit të faturimit” (sic.), thuhet në reagimin e Termokosit.
SQARIMI I REDAKSISË:
Raportimi i Telegrafit është bazuar fakti se sipërfaqja e ndërtimeve të reja llogaritet me “bruto”-metra katrorë. Ndaj, Telegrafi qëndron prapa fakteve të prezantuara se faturimi i hapësirave të banesave bëhet duke llogaritur edhe muret e edhe ballkonet.
Shkrimi rreth furnizimit me ngrohje më 10 janar si dhe ai për ngrohjen e banesave të reja më 11 janar është përpiluar edhe nga komunikimet me zyrtarët e Termokosit, kompani kjo që faturimin e bën sipas metrave katrorë të prezantuar në dokumente në kontratën e shitblerjes.
Se për këto shkrime Telegrafi ka kontaktuar zyrën për informim të Termokosit, e se cilat ishin pyetet e cilat përgjigjet, këtë mund të shikoni me pamjet e postuara më poshtë. Se Telegrafi nuk ka gabuar në raportim, dëshmi është edhe “sqarimi” i Termokosit që thotë, ndër të tjera: “NP ‘Termokos’ merr shënimet dhe të dhënat nga investitori i objektit përkatës banesor”. E, pikërisht me këto të dhëna bazohet kontrata e shitblerjes, ku përfshihen muret dhe ballkonet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë