LAJMI I FUNDIT:

Uka: Termokos ka ofruar ngrohje, pa asnjë ditë ndërprerje

Uka: Termokos ka ofruar ngrohje, pa asnjë ditë ndërprerje

Në këtë acar me temperatura polare ngrohja ka rëndësi të madhe sidomos për konsumatorët që ngrohen nga ngrohtorja e qytetit Termokos zyrtarë të saj, kanë treguar se kanë marrë të gjitha masat që ngrohja të jetë sa më e mirë.

Zëdhënësja e Termokosit Afërdita Uka ka thënë për telegrafin se kanë marrë të gjitha masat për tu ofruar konsumatorëve ngrohje sa ma cilësore. Sipas saj, Termokos ka shtuar ekipet për të intervenuar në rastet kur ka prishje teknike.


“Që nga fillimi i furnizimit me ngrohje për sezonin ngrohës 2016/2017, përkatësisht nga 15 tetori i vitit që lamë pas, Termokos e deri më tani ka ofruar ngrohje pa asnjë ditë ndërprerje. Ndërkaq, që nga paralajmërimet e meteorologëve për rënien e temperaturave kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura për përballjen me këto temperatura”, tha Uka, shkruan Telegrafi.

Zëdhënësja e Termokosit ka treguar se në bashkëpunim me KEK-un kanë rritur temperaturat e energjisë ngrohëse.
“Pjesa më e madhe e konsumatorëve janë duke u furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore të pandërprerë, ndërsa për rastet kur mund të ketë probleme teknike në rrjetin sekondar të ngrohjes janë shtuar ekipet kujdestare për intervenim”, ka thënë Aferdita Uka zëdhënëse në Termokos.
Por qytetarë të Prishtinës, të kontaktuar nga Telegrafi, kanë thënë se janë të kënaqur me ngrohjen që u ofrohet nga Termokosi, por që cilësia e ngrohjes dallon varësisht nga konfiguracioni i terrenit nëpër lagje. /Telegrafi/