LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev, dorëhiqu

OBRM-PDUKM: Zaev, dorëhiqu

Në konferencën për shtyp të mbajtur nga OBRM-PDUKM-ja, Timço Mucinski kërkoi nga Zaevi që ta përmbushë premtimin e tij se do të jep dorëheqje nëse LSDM-ja i humbë zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo udhëheqësi e LSDM-së e ka humbur besueshmërinë te qytetarët, ndërkaq shtoi se shumica e qytetarëve vendosi të thotë stop për rënimin e shtetit dhe krijimin e krizave nga ana e LSDM-së.

Mucinski tha se nuk ka rast në botë kur lideri i opozitës kapet duke marrë 200 mijë euro ryshfet dhe të falet, të jepë tendera përfirma të të afërmve të tij, prandaj sipas tij, Zaevi duhet të dorëhiqet./Telegrafi/