LAJMI I FUNDIT:

Pas dhjetë vitesh, kuptoi se gjysma e dhomës së fjetjes nuk i përket asaj (Foto)

Pas dhjetë vitesh, kuptoi se gjysma e dhomës së fjetjes nuk i përket asaj (Foto)

Samantha Sweeney nga Essex i Anglisë, pas dhjetë vitesh që kishte jetuar në atë shtëpi, ka kuptuar se gjysma e dhomës së fjetjes nuk i përket asaj.

Në momentin kur 45-vjeçarja ka dashur ta shesë pronën, dokumentet kanë treguar se asaj i përket vetëm gjysma e parkingut, sipër të cilës është ndërtuar dhoma, transmeton Telegrafi.

Në fakt, agjencia e patundshmërive, e kishte ndërtuar këtë aneks në pronë të huaj dhe më pas ia ka shitur Sweensey.


“Mendova se tërë shtëpia është pronë e imja, tani duhet ta shes shumë më lirë”, ka thënë ajo lidhur me rastin.

Shtëpia që është vënë në shitje për 430 mijë euro, tani do të ketë vlerë më të vogël sepse dhoma e kontestuar duhet të rrënohet.

“Kjo grua paska fjetur gjithmonë te fqinji”, është mahitur dikush lidhur me rastin. /Telegrafi/