LAJMI I FUNDIT:

EVN i përgjigjet Lëvizjes Besa në lidhje me furnizimin me energji elektrike

EVN i përgjigjet Lëvizjes Besa në lidhje me furnizimin me energji elektrike

Kompania për furnizim me energji elektrike i është përgjigjur Lëvizjes Besa, të cilët kërkuan nga EVN-ja t’i qaset më seriozisht shpërndarjes dhe furnizimit me energji nëpër disa vendbanime shqiptare. Nga EVN thonë se po bëhen përpjekje maksimale për shpërndarje stabile të energjisë elektrike madje edhe në zonat më të thella malore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po bëhen përpjekje maksimale për shpërndarje stabile të energjisë elektrike madje edhe në zonat më të thella malore. Sistemi i shpërndarjes për furnizim me energji elektrike përgjithësisht funksionon pa probleme të mëdha, ndërprerje paraqiten vetëm në rrjetet e tensionit të ulët, në rrjetet e tensionit të lartë thuajse nuk ka asnjë defekt”, thonë nga EVN.

Lëvizja Besa: EVN të kujdeset më shumë për konsumatorët
Lexo po ashtu Lëvizja Besa: EVN të kujdeset më shumë për konsumatorët

Ata gjithashtu thonë se problem është vetëm qasja në vende të caktuara ku ka më shumë sasi të borës ose erë të fortë, dhe depërtimi i punonjësve elektrik është i vështirë.


“Në gjithë territorin e vendit ekipet janë vazhdimisht në terren. Në vendet ku nuk mund të depërtojnë me veturat e terrenit, përdoren sajat me motor, ndërsa në vendet ku edhe sajat nuk mund të lëvizet edhe me saja, ekipet e EVN-së shkojnë në këmbë dhe përpiqen të arrijnë edhe në vendet më të largëta pavarësisht nëse ka dhjetëra konsumatorë apo vetëm dy, të cilët kanë mbetur pa energji elektrike”, thuhet në reagimin e EVN-së./Telegrafi/