LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: EVN të kujdeset më shumë për konsumatorët

Lëvizja Besa: EVN të kujdeset më shumë për konsumatorët

Lëvizja Besa me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka kërkuar që EVN Maqedoni të kujdeset më shumë për konsumatorët në këto temperatura të ulëta.

”Shprehim shqetësimin tonë të thellë që shumë vendbanime, sidomos shqiptare, në këto temperate shumë të ulëta në vazhdimësi janë pa furnizim me energji elektrike. Kjo përpos që direkt e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njëherësh u shkakton shumë dëme ekonomive familjare si pasojë e djegies dhe prishjes së shumë pajisjeve elektroshtëpiake.”


”Apelojmë deri te EVN Maqedoni që më seriozisht t’i qaset shpërndarjes dhe furnizimit me energji të qytetarëve dhe të tregohet më e përgjegjshme ndaj kryerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve. Detyrim parësorë në këto temperatura të ulëta duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve.” thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/