LAJMI I FUNDIT:

​Klinika e Syve për herë të parë kryen intervenime me laser

​Klinika e Syve për herë të parë kryen intervenime me laser

Klinika e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë gjatë vitit 2016-të ka kryer intervenime me laser në sy.

Intervenimi i cili në QKU në vitin e kaluar kishte filluar me rreth 100 raste, gjatë vitit 2016 është bërë me sukses në rreth 1 mijë e 500 raste të tilla.

Drejtori i kësaj Klinike Florim Zejnullahu, ka thënë se viti 2016 në përgjithësi ka qenë i suksesshëm për Klinikën që ai udhëheq.


Në një intervistë për Kosovapress, Zejnullahu ka thënë se gjatë gjithë vitit 2016 në Klinikën e Syve është bërë një përparim i dukshëm në ngritjen e nivelit të shërbimeve shëndetësore.

Viti 2016 ka qenë viti më i suksesshëm që nga paslufta në Klinikën e Syve është bërë një përparim i dukshëm në ngritjen e nivelit të shërbimeve shëndetësore duke e marrë parasysh se më herët në këtë klinikë nuk ka pas mundësi që të kryhen intervenimet me laser ose fakolmozofikim në heqjen e kataraktës kurse në këtë vit ne me sukses të plotë e përmbyllim me 1 mijë e 400 intervenime të tilla”, tha ai.

Zejnullahu është shprehur se një intervenim i tillë në të kaluarën iu ka kushtuar pacientëve nga 500 deri në 800 euro, derisa tash i njëjti kryhet në QKU pa pagesë, me blerjen e vetëm materialit shpenzues të cilin nuk ka arritur QKU ta siguroj mjaftueshëm.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori