LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja: Do ta heqim testimin ekstern në mbledhjen e parë të qeverisë

LSDM-ja: Do ta heqim testimin ekstern në mbledhjen e parë të qeverisë

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë bën të ditur se do ta shfuqizojë testimin ekstern që në mbledhjen e parë qeveritare, duke u zotuar se cilësinë e arsimit do ta sigurojnë përmes shpërblimeve, e jo përmes ndëshkimeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, testimi ekstern është një nga veprimet më të këqia të arsimit në Maqedoni, veprim që nuk solli asnjë rezultat në procesin arsimor. Ata thonë se testimi i traumatizoi nxënësit dhe mësimdhënësit.

Më tej, LSDM-ja zotohet se do ta ulë numrin e lëndëve, që sipas tyre janë të panevojshme dhe i ngarkojnë së tepërmi nxënësit, ndërkaq për të gjitha reformat në arsim, LSDM-ja thotë se do të ketë diskutim publik./Telegrafi/