LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria serbe e di se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Prokuroria serbe e di se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Milan Petroviq, nga Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte, ka thënë se kanë pak gjasa t’ia arrijnë qëllimit që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të ekstradohet në Serbi, transmeton Telegrafi.

“Asgjë këtu Serbia nuk mund të bëjë, sepse procesi i dorëzimit të shpejtë varet nga personi që është arrestuar dhe kundër kujt kërkohet ekstradimi. Pra, procesi i përshpejtuar mund të bëhet veç me pëlqimin e tij”, ka thënë ai. /Telegrafi/