LAJMI I FUNDIT:

AAK i kërkon Qeverisë së Kosovës të ndërprejë çdo komunikim me Serbinë

AAK i kërkon Qeverisë së Kosovës të ndërprejë çdo komunikim me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një kumtese ka njoftuar se, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Për AAK-në, një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm.

“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në kumtesën e AAK-së, transmeton Telegrafi.


“Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/