LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Askush sa ne nuk ka investuar në shëndetësi

OBRM-PDUKM: Askush sa ne nuk ka investuar në shëndetësi

Partia fituese e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, OBRM-PDUKM ka vazhduar debatin në distancë me LSDM-në e Zoran Zaev rreth investimeve në shëndetësi, të cilët më herët premtuan Qendër klinike universitare Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sa për të informuar Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë dhe opinionin, ne kemi ndërtuar spitalin për fëmijë në Kozle, ndërtuam objektin PET dhe kemi renovuar dhjetëra spitale dhe ambulanta nëpër të gjithë Maqedoninë. Ne veçse kemi siguruar 56 milionë euro investime për këtë klinikë që e premtojnë nga LSDM.” thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/