Bashkësia Fetare Islame (BFI) njofton se disa persona (të njohur për këtë institucion fetar) kanë hapur adresë të ngjashme elektronike me atë të BFI-së, me qëllim të keqpërdorimit të mail-it zyrtarë të këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bashkësia Fetare Islame (BFI) njofton opinionin publik, mediat se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën myslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë të maltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë – thuhet në reagimin e BFI-së, nga ku sqarojnë se adresa elektronike zyrtare e BFI-së është: rijaseti.bfi@gmail.com.
“Këtë herë ata kanë hapur një adresë elektronike të ngjashëm me atë të BFI, pra riaseti.bfi@gmail.com, ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është rijaseti.bfi@gmail.com, dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë lajme për publikim deri tek portalet dhe mediumet, për kinse ndonjë aksion humanitar.
Andaj njoftojmë mediumet dhe opinionin publik që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve, të cilët njihem më nga të gjithë si mashtrues profesionistë – thuhet më tej në reagimin e BFI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, “vjehrra” nga Berati dënohet me 17 vite burgim
Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup
Akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251