Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e ka frikën se çështja e anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA mund të kthehet në rishqyrtim, jo për ndonjë motivi politik, por për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Mungesa e një stadiumi me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s mund ta penalizojë Federatën e Futbollit të Kosovës, duke ia rikthyer edhe një herë në tavolinë çështjen se a duhet apo jo Kosova të jetë anëtare e dy organizatave më të rëndësishme të futbollit evropian dhe botëror.
“Ta jep rastin të zhvillosh një vit, 4-5 ndeshje jashtë territorit të Kosovës, të sigurosh një stadium që i përmbush kriteret, por nëse na shkojmë kështu në vazhdimësi, deri në pafundësi, atëherë mund të shtohet edhe çështja e rishikimi të pranimit tonë”, tha Vokrri për KALLXO.com.
Anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA në maj të këtij viti, konsiderohet si një ndër arritjet kryesore të vendit gjatë këtij viti. Anëtarësimi i mundësoi ekipit përfaqësues të Kosovës në futboll të marrë pjesë në kualifikime për botërorin e vitit 2018 që mbahet në Rusi. Por në mungesë të një stadiumi që i përmbush kriteret, Kosova është detyruar që ndeshjet si vendas t’i luajë në një shtet tjetër, në Shqipëri.
Vokrri thotë se deklarata e tij nuk është presion por është një e vërtetë që mund të ndodhë dhe që, siç shprehet ai, do të ishte normale.
“Nëse vazhdohet kështu, unë nuk shoh tjetër epilog. Kjo nuk është që po dua të fus një presion tjetër, por kjo është e vërteta. Edhe është normale edhe logjike. Unë si i pari i interesuar për këtë çështje, mendoj që kjo është logjike dhe normale nëse të përjashtojnë, sepse nuk i ke kushtet”, tha kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ka bërë apel që sa më parë të gjendet mënyrë për ndërtimin e një stadiumi.
Unë bëj apel që sa më parë të gjendet mënyra se si të ndërtohet një stadium, sepse një shtet pa stadium nuk është shtet”, u shprehë Vokrri.
Mirëpo ndërtimi i një stadiumi nacional në Kosovë ka vite që është premtuar.
KALLXO.com ka shkruar se vendimi për nisjen e ndërtimit të stadiumit dhe shpalljen e një konkursi ndërkombëtar është marrë në mars të 2014, në kohën kur Kryeministër kishte qenë Hashim Thaçi, tani President i vendit. E këto procedura kishin ngelur thjesht në letër.
Në anën tjetër në qershor të këtij viti, Ministria e Sportit së bashku me komunën e Prishtinës kishin nënshkruar një kontratë prej 3.8 milion euro për renovimin e stadiumit të Prishtinës.
Mirëpo edhe projekti i renovimit të stadiumit të Prishtinës ishte refuzuar nga zyrtarët e UEFA-së.
KALLXO.com shkroi për vizitën që zyrtarët e UEFA-së e kishin bërë në Prishtinë gjatë muajit shtator, ku kishin kërkuar që renovimit të stadiumit ti shtohet plotësimi edhe i disa kritereve tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet