LAJMI I FUNDIT:

“Festat duan dashuri”, kauza që mblodhi yjet për këtë fundvit (Foto)

“Festat duan dashuri”, kauza që mblodhi yjet për këtë fundvit (Foto)

Afrimi i festave të fundvitit i ka bërë shumë socialë të famshmit tanë, të cilët nuk kanë menduar vetëm për veten e tyre këtë fundvit.

Përmes rrjeteve sociale, kemi patur mundësinë të shohim së fundmi shumë artistë, teksa publikojnë fotografi të ndryshme nën hashtagun “#Festatduandashuri”.


Kjo kauzë e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale në Shqipëri, ka tërhequr me vete shumë figura publike, të cilët në mënyrë simbolike, kanë vizituar dhe kanë befasuar me dhurata fëmijët e varfër dhe fëmijët në jetimore.

Orinda Huta, Kejsi Tola, Landi Hysi, Marina Vjollca, Rozana Radi, Aulona Musta janë vetëm disa prej emrave të cilët kanë publikuar në Instagram imazhe nga kauza e realizuar me sukses.

Ata tregojnë se janë ndjerë shumë të lumtur kur kanë parë fëmijët, teksa gëzohen që kanë marrë dhuratë nga personazhet e dashura të ekranit. /Telegrafi/

#festatduandashuri #MMSR neser ne ora 10:00 ne te gjithe Shqiperine #Tring #VizionPlus @blendiklosi

A video posted by Orinda Huta (@orindahuta) on Dec 27, 2016 at 6:02am PST

Sot ne shtepine e femijes… #FestatDuanDashuri

A photo posted by Kejsi Tola (@kejsitola) on Dec 28, 2016 at 4:55am PST

Cfare engjejsh jane? #festatduandashuri

A photo posted by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on Dec 28, 2015 at 7:41am PST