LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski do ta konvokojë dhe kryesojë seancën konstitutive të Kuvendit

Veljanoski do ta konvokojë dhe kryesojë seancën konstitutive të Kuvendit

Mandatet e njëqind e njëzet përzgjedhësve të popullit do të verifikohen deri në fillim të vitit të ri 2017. Shërbimet e Kuvendit përgatiten për mbajtje të seancës konstitutive të përbërjes së nëntë parlamentare, e cila nuk përjashtohet që të mbahet edhe të shtunën më 31 dhjetor. Nesër, pas dorëzimit të vërtetimeve në KSHZ, do të komunikohet kur 62 deputetët e rinj dhe 58-të që kanë qenë në përbërjen e kaluar edhe zyrtarisht do të ulen në karriget e tyre në sallën kuvendore “Maqedonia”.

Seancën, sipas paralajmërimeve do ta konvokojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski, i cili edhe do të kryesojë me të, sipas ndryshimeve të fundit në Rregulloren për punë të Parlamentit.

Siç qëndron në nenin 9 nga Rregullorja për punë e Kuvendit të RM-së, deputeti i cili e ka konvokuar seancën e parë, udhëheq me seancën kuvendore, derisa kryetari i sapozgjedhur ose njëri nga nënkryetarët nuk e ndërmerr detyrën.


Seancën konstitutive, nëse nuk e konvokon Veljanoski, në ditën e 21-të mund ta konvokojë dhe me të të kryesojë deputeti më i vjetër nga përbërja e re.

Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur prezent.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga radhët e deputetëve zgjedh kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit.

Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të përzgjedhur nga populli edhe në përbërje të tjera. Nga 120 deputetët e përzgjedhur, 38 janë femra. Përbërja e Parlamentit edhe kjo shifër e përfaqësimit të grave do të mund të ndryshohet pas formimit të qeverisë nëse disa nga deputetët përzgjidhen në funksion në pushtetin ekzekutiv ose nuk e pranojnë mandatin për shkaqe të caktuara. Mandate kanë fituar koalicionet e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, BDI, PDSH, BESA dhe Aleanca për shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori