LAJMI I FUNDIT:

“BDI po bisedon edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në”

“BDI po bisedon edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në”

BDI-ja është në bisedime edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në. Kontaktet janë intenzive, ndërsa vendimin përfundimtarë do ta sjellin varësisht se kush do t’i pranojë kërkesat e tyre. Këtë e bëri të ditur televizioni Telma duke u thirrur në burime anonime brenda BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata po punojnë edhe në bindjen e partive politike shqiptare për një platformë të përbashkët, për shkak se sipas tyre do të arrihet sukses më i madh.

Nga BDI-ja theksojnë se nuk do t’i kalojnë vijat e kuqe. Ata janë të vetëdijshëm se formimi i qeverisë varet nga mandatet shqiptare dhe do të kërkojnë që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptarë, zyrtarizim të gjuhës shqipe në gjithë territorin, PSP-ja të bëhet kategori kushtetuese, lirim të burgosurve politik dhe shpërndarje të barabartë të buxhetit.


Nga OBRM-PDUKM nuk komentojnë këto informacione dhe thonë se është herët për të arritur marrëveshje, ndërsa nga LSDM-ja thonë se Gruevski nuk do të arrijë të bëjë 61 deputetë dhe mandatarë do të jetë Zoran Zaev./Telegrafi/